Heroi i Europës, Alen Sherri i jep lamtumirën Laçit: Jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 23:57

Heroi i Europës, Alen Sherri i jep lamtumirën Laçit: Jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje

Alen Sherri i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Laçit, pasi ka mbyllur marrëveshjen që e lidhte me klubin kurbinas. Futbollisti nuk ka rinovuar pasi në klub nuk e shohin më si titullar duke i bërë vend Dajsinanit.

sherri

Gjithsesi, ai është larguar me një mesazh falënderimi për kurbinasit, ky është bërë në edicionin e kaluar protagonist i një kualifikimi historik në Europë.

“Pershëndetje të gjithëve! Dua të marr një moment të falënderoj klubin KF Laçi me në krye presidentin e klubit, drejtuesit, trajnerët, bashkëpunëtorët dhe shokët e ekipit për këto dy vite të bukura të karrierës time. Jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje por me besim, punë dhe vullnet arrihen të gjitha.

I jam mirënjohës kujtdo që më është gjendur pranë në momente të mira dhe të vështira, mbi të gjitha familjes time që është bashkëshoqëruese dhe suportuese në çdo hap timin .

Po mbyll këte mesazh duke falënderuar të gjithë tifozët fantastikë të KF Laçit të cilët më kanë dhuruar mbështetje dhe emocione pafund në çdo moment. Ju uroj me zemër vetëm të mira në jetë!”, shkruante Sherri në rrjetet sociale.


View this post on Instagram

A post shared by Alen (@alensherri)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"