“Heroi” i Beogradit mbështet rebelët e Palermos dhe humb durimin: De Biazi, largohu!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2017 | 22:06

“Heroi” i Beogradit mbështet rebelët e Palermos dhe humb durimin: De Biazi, largohu!

Ballist Morina, ose i njohur ndryshe si “heroi” i Beogradit më datë 14 tetor 2014 me banderolën “AUTOCHTHONOUS” të flutuar me dron mbi stadium, ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, pas humbjes 1-2 të pësuar në “Elbasan Arena” përballë Bosnjës.

ballisti

Ai i kërkon trajnerit italian të largohet nga drejtimi i Shqipërisë dhe i përmend se nuk duhet të prekë benjaminët e tifozerisë kuqezi si Meha, Kaçe, Gashi, Abrashi dhe Xhaka.

Ballisti gjithashtu pozicionohet përkrah tifogrupit “Illyrian Elite” që shkaktoi një incident të rëndë për imazhin e tifozërisë shqiptare në Palermo gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri, teksa ndërprenë për 9 minuta zhvillimin e takimit me tymueset e ndezura në shenjë proteste ndaj FSHF-së.

Postimi i Ballist Morinës

ballisti

Postimi i Ballist Morinën në profilin e tij në Facebook

“De Biazi largohu!!!
Benjaminët tanë nuk preken!!

#Meha
#Kaçe
#Gashi
#Abrashi
#Xhaka
#QendrofortIllyrianElite”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"