Heroi Biragi: Goli, për mësuesin tim Davide Astori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 9:31

Heroi Biragi: Goli, për mësuesin tim Davide Astori

Goditje me rrëshqitje në minutën e 92-të dhe gol i festuar me dy duart lart, nën simbolin e numrit 13, atë të kapitenit të tij të ndarë nga jeta, Davide Astori. Mbrojtësi i majtë i Fiorentinës nderon Italinë në fund dhe i jep fitoren ndaj Polonisë, goli i parë në kombëtare për 26-vjeçarin, që kuptohet se kujt ia dedikon.

Soccer Football - UEFA Nations League - League A - Group 3 - Poland v Italy - Silesian Stadium, Chorzow, Poland - October 14, 2018  Italy's Cristiano Biraghi celebrates scoring their first goal with Cristiano Piccini   REUTERS/Kacper Pempel

“Nëse unë jam sot pjesë e kombëtares së Italisë është vetëm për meritë të Astorit dhe të gjitha mësimeve që ai më ka dhënë gjatë stërvitjeve te Fiorentina.

Mendimi im do të jetë gjithmonë për të, sepse realisht ende nuk e kam kuptuar se çfarë kam bërë. Do më duhet pak kohë që të shuaj këtë emocion, sepse të shënosh me kombëtaren është edhe më bukur, ndonëse ndaj Polonisë ishte një fitore grupi, pasi nuk u dorëzuam, por besuam deri në sekondën e fundit”, tha Kristiano Biragi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"