“Herën e parë që e pashë të luante nuk i besova syve”, flet trajneri i parë i Asllanit: Për pak qava kur i shënoi Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 17:08

“Herën e parë që e pashë të luante nuk i besova syve”, flet trajneri i parë i Asllanit: Për pak qava kur i shënoi Interit

Kristjan Asllani është shumë pranë zyrtarizimit te Interi, me zikaltërit që kanë arritur marrëveshjen me Empolin për transferimin e mesfushorit të Kombëtares.

asllani

Suksesi i 20-vjeçarit ka kaluar në disa etapa gjatë viteve, ku për të folur në lidhje me progresin e bërë nga ai është ndalur të flasë dhe trajneri i tij i parë nga periudha kur ai aktivizohej te moshat e skuadrës së Butit, Kristiano Filipi.

Tekniku italian ka theksuar qetësinë e Asllanit duke përmendur kualitetin e tij në fushë që shihej qartë që në një moshë mjaft të re.

“E mbaj mend herën e parë që e pash në fushë. Ai luante kundër futbollistëve që ishin më të mëdhenj sesa ai, i driblonte dhe më pas shënonte.

Pash nga babi i tij dhe i thash se ai do të bëhej dikushi.

Talentin ja ka falur natyra, është shumë i zoti në fazën sulmuese.

Kur pash ti shënonte Interit për pak sa nuk qava.”, u shpreh Filipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"