Hera e parë në histori, e veçanta e duelit të Shqipërisë me Ishujt Faroe në kualifikueset e EURO 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 22:39

Hera e parë në histori, e veçanta e duelit të Shqipërisë me Ishujt Faroe në kualifikueset e EURO 2024

Sot është hedhur shorti i kualifikueseve të Euro 2024 ku skuadrat kanë njohur rrugëtimin e tyre drejt finaleve të turneut.  Shqipëria përfundoi në Grupin E me 5 skuadra duke shmangur superfuqitë e kontinentit, ndërsa Kosova u rreshtua në Grupin I me 6 skuadra.

ishujt faroe

Shqipëria do të luajë kundër Polonisë, Republikës Çeke, Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Këta të fundit nuk janë përballur asnjëherë më kombëtaren kuqezi sa i përket përballjeve me Kombëtaren A.

Ekipi kombëtar i futbollit i Ishujve Faroe merr pjesë në garat europiane që pas anëtarësimit në UEFA në 1990 dhe përfaqëson vendin e katërt më të vogël të UEFA-s për nga popullsia.

Skuadra nuk ka kaluar kurrë në finalet e Kupës së Botës ose në Kampionatin Evropian të UEFA-s. Ata morën pjesë në Lojërat e Ishullit në 1989 dhe 1991 dhe fituan të dy turnetë. Ekipi gjithashtu mori pjesë në Kampionatin Nordik të Futbollit për herë të parë në 2000–01, hera e fundit që u luajt kompeticioni.

Katër rezultatet e fundit në arenën ndërkombëtare janë shumë interesante pasi Ishujt Faroe nuk njohin humbje, duke mposhtur 2-1 Lituaninë dhe Turqinë, ndërsa barazuan me Luksemburgun dhe Lituaninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"