Henrike vazhdon provën te kampionët, të mërkurën luhet një duel Superioreje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 11:46

Henrike vazhdon provën te kampionët, të mërkurën luhet një duel Superioreje

Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, do t’i japë dhe një shans tjetër mesfushorit Luiz Henrike. Stafi teknik do të vëzhgojë deri në fundjavë futbollistin brazilian, i cili iu bashkua Kukësit sapo këta të fundit nisën fazën përgatitore me 15 gusht. Braziliani luan si mesfushor qendre dhe shkatërrues, rol për të cilin Kukësit i nevojitet një lojtar.

luiz henrike andreazi gregati

Nëse Milinkoviç do japë “ok”-in, presidenti Gjici do i plotësojë kërkesat e lojtarit, në të kundërt ai do të largohet. Për shkak të ardhjes së mesfushorit 23-vjeçar italo-brazilian u largua mesfushori nigerian Samuel Gilmore. Luiz Henrike ka qenë pjesë e Dinamo Dresden në Gjermani, Araksa, Vila Flor, Kaskavel etj.

Në kuadër të përgatitjeve deri tani, ekipi i Milinkoviç ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Labonishtin e Strugës, të cilët Kukësi i ka mundur me rezultatin 2-0 me anë të golave të Naser dhe Koldashit. Duke parë miqësinë e presidentit Gjici me kreun e durrsakëve, Hasanbelliun, ekipet kanë planifikuar të kenë një përballje në Strugë ditën e mërkurë. Akoma nuk kanë dalë oraret dhe detajet, por parimisht skuadrat kanë vendosur të provojnë forcat me njëra-tjetrën.

Lena

Kukësi do të ketë përballë në këtë takim dhe kapitenin e ri të Teutës, një emër i dashur për verilindorët, pikërisht Nijaz Lenën. Ky i fundit la Kukësin këtë verë dhe iu bashkua “djemve të detit”. Dhe pse verilindorët pretenduan që Lena ishte nën kontratë, strugani u largua te Teuta, pasi ngërçin e tij të letrave e mori përsipër dhe e zgjidhi me presidentin Gjici, kreu i klubit durrsak Edmond Hasanbelliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"