Henri “shqetësohet” për Mesin: Nuk po gjen hapësira te PSG-ja, e gjithë loja bëhet për… Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 20:45

Henri “shqetësohet” për Mesin: Nuk po gjen hapësira te PSG-ja, e gjithë loja bëhet për… Mbapenë

Ish-sulmuesi i kombëtares franceze, Tierri Henri ka dhënë sot një intervistë ku është pyetur mbi situatën që po kalon Mesi tek PSG.

messi

“Mesi nuk po gjen hapësirë tek PSG. Po furnizohet pak nga shokët. Mendoj që do ishte më mirë që ai të lunate në qendër sesa në të majtë. Duhet gjetur një zgjidhje që Mbape, Nejmar dhe Mesi të luajnë bashkë”,- u shpreh 44-vjeçari.

Mesi është vënë në qendër të akuzave sepse paraqitjet e argjentinasit kanë qenë poshtë pritshmërive.

“Unë nuk mendoj që ai mund të bëjë diferencën në atë pozicion që luan. Kur luan shumë në sulm e ke të vështirë të furnizohesh me topa nga shokët. Mesi nuk flet shumë por jep impakt në lojë. Tek PSG topi shkon vetëm tek Mbape dhe gjithë loja sillet rreth tij ”.

Henri ka luajtur me Mesin në vitet 2007-2010 tek Barcelona. Bashkë ata fituan gjithçka ku spikat tripleta në sezonin 2008-2009.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"