“Hëngri vetëm një mollë para se të dilte në ring”, Rozana Radi vargje prekëse për kampionin shqiptar të boksit që rrëfeu mjerimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 11:00

“Hëngri vetëm një mollë para se të dilte në ring”, Rozana Radi vargje prekëse për kampionin shqiptar të boksit që rrëfeu mjerimin

Boksieri Klevis Çelaj u shpall kampion në kategorinë “Elite” për të rritur për peshën 52 kg në kampionatin kombëtar të mbajtur në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet në datën 7 nëntor. Kampioni nga qyteti i Vlorës stërvitet në kushte aspak të ngjashme me ato të kundërshtarëve të tij, ku pajisjet e tij stërvitëse janë vetëm: Një thes boksi, dorashkat dhe litari, pavarësisht se vetë ky sportist stërvitet në natyrë.

celaj (1)

Por deklarata e tij gjatë një intervistë mediatike, se ka marrë shpërblim 140 mijë lëkë edhe pse ka dalë kampion dhe jeta e tij ne familje eshte ne kufijte e mjerimit, ka sjelle reagim edhe te personazheve te njohur te ekranit

“Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara”, ka thënë kampioni i boksit, i cili ka shpërthyer në lot gjatë emisonint.

Nderkohe, kengetarja dhe tekstshkruesja Rozana Radi ka postuar nje foto te tij ne Instagram dhe pyet “Si t’ja bejme per te jetuar?”.

Ja postimi i plote i saj dhe disa vargje prekese:

rozana klodi

Nuk doja te zgjohesha keshtu sot!
Klevis Cela ka ushqyer veten vetem me nje molle para se te dilte ne ring dhe te fitonte medaljen e arte!

Si tja bejme per te jetuar?

Vishja shpirtin nje femije
Te braktisur te ngujuar
Vish kepucet e nje prindi
Qe me lot ka sofren shtruar

Merri duart nje punetori
Qe per punen su pagua
Pyet nene qe te lindi
Si ja ben per tu gezuar
Merrja zerin nje studenti
Qe ne sheshe ju harxhu
Dhe me thuaj nese mundesh
Si tja bejme per te jetuar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"