“Hëngri dy kile sallam dhe vrapoi 15 km”, Lovren i nxjerr bojën Brozoviçit: Kur e pyesja si ja bën, ai më përgjigjej…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2021 | 0:45

“Hëngri dy kile sallam dhe vrapoi 15 km”, Lovren i nxjerr bojën Brozoviçit: Kur e pyesja si ja bën, ai më përgjigjej…

Kroacia arriti një sukses historik në vitin 2018 duke shkuar në finalen e Kupës së Botës ku u mund më pas nga Franca me rezultatin 4-2.

MOSCOW, RUSSIA - JULY 11, 2018: Croatia's Marcelo Brozovic (L) and Dejan Lovren in their 2018 FIFA World Cup semi-final match against England at Luzhniki Stadium. Valery Sharifulin/TASS (Photo by Valery SharifulinTASS via Getty Images)

Mbrojtësi Dejan Lovren ka treguar një episod qesharak me shokun e skuadrës Marselo Brozoviç. Lovren u shpreh se mesfushori i Interit hëngri para finales 2 kile sallam, dy briosh dhe pio Coca-Cola, ndërkohë që vrapo 15 kilometra në fushë. Kjo gjë e habiti tej mase mbrojtësin kroat, i cili ndër të tjera u shpreh:

‘’Para finales së Kupës së Botës, Brozoviç hëngri dy kile sallam, dy briosh, dhe piu Coca-Cola. Më pas vrapoi 15 kilometra pa problem. Kur e pyeta si mundi ta bënte, ai më tha “sallam, sallam “. Nëse do të haja diçka të tillë, do të kisha humbur vetëdijen për katër ditë”, tha Lovren.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"