“Hëngrëm një gol që nuk e prisja”, Edi Martini: Lorenco Vilës bravo i qoftë për perfomancën, përsa i përket merkatos….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 18:25

“Hëngrëm një gol që nuk e prisja”, Edi Martini: Lorenco Vilës bravo i qoftë për perfomancën, përsa i përket merkatos….

Teuta dhe Egnatia ndanë pikët sot në “Niko Dovana” në javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës foli dhe trajneri i durrsakëve Edi Martini.

marini“Edhe mund ta humbnim ndeshjen por edhe mund ta fitonim për shkak të rasteve që patëm. Ekipi luajti më mirë se sa e prisja për shkak të ndeshjeve që patë, rresht. Jam i kënaqur dhe me Kallakun dhe lojtarët e tjerë nga stoli, me zëvendësimin që bëmë morëm penalltinë dhe arritëm të shënonim. I vendosëm në vështirësi kundërshtarët. Ne na duhet të ndërhyjmë në merkato, por na janar është vështirë. Duhet të bëjmë zgjedhje të mirë, kemi dhe pak kohë. Hëngrëm një gol që nuk e prisja por ky është futbolli, nuk është se jam shumë i kënaqur me rezultatin, por nga ana tjetër Egnatia ka shumë ekip të fortë dhe dua të komplimentoj djemtë e mi. Kam ndryshuar taktikë, kemi punuar me mentalitetin e lojtarëve, për ti bindur kush janë, ata luftuan deri në fund. Kemi ndryshuar pak nga të gjitha, por jemi në rrugën e duhur. Na duhet një sulmues dhe mbrojtës, kemi pak nëvojë për në prapavijë, kemi riparuar shumë gjëra por na duhet një mbrojtës. Pretendojmë dy futbollistë të cilësisë së lartë. Kallaku është pjekur shumë, është kompletuar dhe i ka të gjitha cilësitë për tu përmirësuar. Tek Lorenco Vila kam shikuar kurajo dhe dëshirë për të luajtur, ka nerv dhe ego.Ka një rritje të jashtëzakonshme, bravo i qoftë”, u shpreh Martini në një pronocim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"