Hënes tha se luante si m.., reagon menaxheri i futbollstit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 20:36

Hënes tha se luante si m.., reagon menaxheri i futbollstit

Gjërat nuk po shkonin mirë te Bajerni i Mynihut dhe ditën e djeshme në konferencë për shtyp kanë dalë edhe drejtuesit e klubit Uli Hënes dhe Karl Hainz Rumenige. Uli Hënes në pyetjet e bëra nga gazetarët foli dhe për largimin e Huan Bernat teksa u shpreh: “Sezonin e kaluar rrezikuam eliminimin nga Champions League kundër Sevilla, pikërisht për fajin e tij. Në të njëjtën ditë vendosëm se do ta shisnim sepse luante si m…”

428699_TS_20-10-18_4041999727_

Por këto fjalë nuk i kanë pëlqyer menaxherit të futbollistit, Vinsente Fores teksa u shpreh: “Ato të Hoeness ishin deklarata të papërshtatshme. Më pëlqen t’i kujtoj se vetëm pak muaj më parë na kishte propozuar rinovimin e kontratës për pesë vite të tjera. Besoj se reagimi i tij është pasojë e vendimit tonë për t’u larguar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"