“Mendja më rri vetëm te Bajerni”, Hënes mbush 70 vjeç: Ja blerja më e mirë e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2022 | 20:41

“Mendja më rri vetëm te Bajerni”, Hënes mbush 70 vjeç: Ja blerja më e mirë e klubit

Uli Hënes feston sot 70-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, klubi i Bajernit ka intervistuar ish-presidentin e famshëm të klubit gjerman i cili ka treguar për faqen zyrtare jetën e tij pas largimit nga bavarezët.

henes-levandovski

“Jeta ime vazhdon të jetë e lidhur me Bajernin, jam një tifoz dhe një president nderi në Mynih. Vazhdoj të ruaj kontakte me të gjithë që punojnë atje, shumë veta nga stafi më shkruajnë për probleme të përditshme dhe me kënaqësi i ndihmoj ata. Kam punuar shumë vite atje dhe e di se çfarë do të thotë”, ishin fjalët e para të Hënesit.

“Shumë pak gjëra kanë ndryshuar nga koha kur unë isha president. Sigurisht që tani kemi pandeminë, e cila nuk po na lë rehat. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ta mundur atë. Mendoj që ajo ditë do të vijë herët a vonë”.

JETA PRIVATE – “Bashkëshortja ime Susi është gjithmonë e kujdesshme për të më shërbyer mëngjesin dhe të masë kaloritë që duhet të marrë. Sigurisht që ajo nuk harron kurrë qenin tonë, mendoj që për atë kujdeset më shumë (qesh).

Dita ime nis në 6.30 me një mëngjes të shëndetshëm, kafe dhe gazetë, ajo është e mbushur me takime dhe aktivitete të plota. Jam shumë mirënjohës për jetën që kam pasur dhe vazhdoj të kem. Shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm edhe për disa vite të tjera”.

PËR BAJERNIN – “Ekipi më ka pëlqyer shumë në këtë fazë të parë. Nuk ishte e lehtë për Nagelsmanin në muajt e parë në Mynih, presioni është gjithmonë shumë i madh. Por ai ia doli pasi që kur erdhi këtu në ditën e parë nuk u tremb, por i doli punës me gjoks përpara.

Vetëm kështu mund të fitonte dhe të jepte një sinjal të mirë. Skuadra ka shumë lojtarë cilësorë të cilët të ndihmojnë në ditë të vështira. Julian ia ka dalë të menaxhojë në mënyrë të përkryer lojtarët e tij dhe ka arritur t’u imponojë atyre lojën që ka në mendje. Bajerni është i bukur për t’u parë, zbavitet, shënon shumë gola dhe fiton ndeshje.

Çfarë kërkon më shumë një tifoz apo drejtues. Kryesojmë me meritë kampionatin dhe në Champions jemi te skuadrat më të mira. Shorti ishte bujar me ne duke na rezervuar një kundërshtar të kalueshëm”.

PËR MERKATON DHE SALIHAMIXHIÇIN – “Brazo është shumë i përkushtuar në punën që bën. Kur isha në skuadër, ai kishte gjithmonë mbështetjen time. Ishte gjithmonë në duar të sigurta dhe në krahë të ngrohtë. Ai nuk kërkon gjëra të mëdha, i pëlqen kur zbulon talente që më pas arrijnë të bëhen lojtarë të mëdhenj. Ka një nuhatje të mirë për talentet, puna e tij nuk është e lehtë, aq më tepër në tregun e sotëm

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"