Hemilton, pronar i Çelsit? Verstapen tallet: Mendoja se ishte tifoz i Arsenalit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2022 | 21:18

Hemilton, pronar i Çelsit? Verstapen tallet: Mendoja se ishte tifoz i Arsenalit!

Një nga lajmet më të bujshme të ditës së sotme ishte pjesëmarrja e Luis Hemilton në grupin e investitorëve të udhëhequr nga Martin Brouton që po përpiqen të blejnë Çelsin. Hemilton do të ishte një aksioner minoriteti, ashtu si Serena Uilliams e cila është gjithashtu pjesë e këtij grupi.

dfsdf

Por rivali i tij në Formula 1, Maks Verstapen, nuk i ka rezistuar tundimit për të thumbuar britanikun në një intervistë të dhënë sot, duke kujtuar se ai ka shfaqur simpatinë për një tjetër ekip londinez. “Unë jam një tifoz i PSV-së dhe nuk do të blija kurrë Ajaksin. Dhe nëse unë do të shkoja të blija një klub futbolli, do të dëshiroja që të isha një pronar i plotë i tij dhe të merrja vetë vendimet, jo vetëm një përqindje e vogël.

Mendoja se ishte tifoz i Arsenalit! Dhe nëse je një tifoz i Arsenalit, duke kërkuar të blesh Çelsin, është situatë mjaft interesante. Por gjithkush bën atë që dëshiron me paratë e tij, ndaj le të shohim se si do të përfundojë”, tha Verstapen duke komentuar këtë lajm.

Hemilton është shfaqur në shumë aktivitete publike si një mbështetës i Arsenalit, shpesh duke veshur edhe fanellën e “topçinjve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"