Hemilton merr garën e fundit, por Rosberg shpallet Kampion Bote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2016 | 15:58

Hemilton merr garën e fundit, por Rosberg shpallet Kampion Bote

Niko Rosberg është shpallur Kampion Bote në Formula 1 pasi arriti të mbante vendin e dytë në Çmimin e Madh të Abu Dabi, pas krahëve të Luis Hemilton i cili fitoi garën në pistën e Jas Marina.

rosberg

Shpresa e britanikut për të mbajtur kurorën e kampionit varej jo vetëm nga ajo që do të bënte vetë në pistë, por edhe nga pozicionimi i gjermanit i cili kryesonte në renditjen e përgjithshme. Hemilton i duhej një fitore dhe që Rosberg të mos përfundonte në podium, ndaj e gjithë strategjia e britanikut që kryesoi gjatë gjithë garës, ishte jo vetëm të mbante pas krahëve shokun e skuadrës, por edhe t’u krijonte mundësinë të tjerëve që ta parakalonin.

Kjo u pa shumë qartë në xhirot e fundit, kur Hemilton uli ndjeshëm ritmin dukë ngjeshur pilotët pas tij, me shpresën që Fetel dhe Verstapen të kalonin Rosberg, edhe pse skuadra i kërkonte vazhdimisht që të rriste shpejtësinë. “Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si po drejtoj”, apo “Nuk shqetësohem nëse humb garën, meqë aktualisht po humb edhe Botërorin” ishin disa nga përgjigjet që ai i dha skuadrës në radio ndërsa në çdo kthesë ngadalësonte në mënyrë që në xhiron e fundit, Fetel të provonte parakalimin.

3ACBEE1300000578-0-image-a-84_1480256489604

Megjithatë, kjo taktikë nuk funksionoi dhe Rosberg preu finishin pak të qindta pas shokut të tij të skuadrës, duke i lënë fitoren e garës, por duke i rrëmbyer titullin kampion, më vetëm 5 pikë diferencë pas 21 garash të zhvilluara,. Ai arriti të përsëriste suksesin e babait të tij, Keke Rosberg, i cili triumfoi në kampionatin e vitit 1982.

rosberg ekleston

Ndërkaq, kjo ishte gara e fundit e karrierës për Xhenson Baton dhe Felipe Masa të cilët largohen nga Formula 1 pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"