Hejnkes: Verner duhet të ishte blerë kohë më parë, ja gabimet që bën Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 20:58

Hejnkes: Verner duhet të ishte blerë kohë më parë, ja gabimet që bën Bajerni

Trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, ka folur gjatë një interviste ditën e djeshme lidhur me blerjet e klubit bavarez dhe këshillat që ai ka për blerjen e talenteve. Në këtë intervistë Hejnkes ka thënë: “Së pari, mendoj se Bajerni duhet të stërvitë e të blejë lojtarë, të cilët kanë një talent të jashtëzakonshëm, në mënyrë që të mbijetojë në betejën me skuadrat e mëdha të futbollit europian. Megjithatë, duhet durim për të arritur diçka të tillë. Ky është një proces, i cili zgjat me vite.

Hejnkes

Një klub si Bajerni duhet të jetë i përgatitur për të bërë edhe blerje të shtrenjta”. Por, trajneri i kampionëve gjermanë nuk ka bërë të ditur shumën që duhet të shpenzojë klubi për të blerë lojtarë të nivelit të lartë edhe pse disa kohë më parë vetë kreu ekzekutiv, Karl Hainz Rumenige, ka thënë:

“Edhe nëse do kishim 100 milionë euro, nuk do i kishim shpenzuar për të blerë një lojtar. Diçka e tillë është jashtë çdo koncepti për klubin e Bajernit”. Por, trajneri bavarez, Jup Hejnkes, është shprehur optimist për punën e bërë nga presidenti Hënes dhe kreut ekzekutiv, Rumenige, duke thënë:

hejnkes

“Mendoj se Bajerni e ka një plan të qartë. Uli Hënes, Rumenige dhe Salihamixhiç e dinë se çfarë kërkojnë. Në kërkimin e talenteve duhet të jesh mjaft i aftë për t’i gjykuar ata dhe kjo nuk është diçka e lehtë, sidomos për lojtarë të rinj në moshë”. Hejnkes ka folur edhe për një prej sulmuesve gjermanë, të cilët kanë shkëlqyer gjatë viteve të fundit duke thënë:

“Sulmuesi i Lajpcigut, Timo Verner, duhet të ishte bërë pjesë e skuadrës bavareze përpara se të nënshkruante me skuadrën e Lajpcigut. Ai do të ishte përmirësuar shumë në klubin bavarez dhe do ishte kthyer në një lojtar kyç për këtë skuadër. Mendoj se ky është një gabim që Bajerni e ka bërë shpesh.

Hejnkes

Në këtë skuadër, më të mirët duhet të luajnë, nuk ka rëndësi nëse janë të rinj ose të vjetër në moshë. Mos mendoni se Frank Riberi e ka gjithmonë vendin garantuar në 11-en e parë. Nëse ai është në një formë të mirë, pa dyshim që do luajë, por nëse ai nuk na bind me paraqitjen e tij, atëherë nuk do jetë momenti i duhur për ta aktivizuar”.

Përgatiti: ANTON LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"