Hejnkes: Ja sekreti i Bajernit tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2013 | 8:25

Hejnkes: Ja sekreti i Bajernit tim

HejnkesJup Hejnkes analizon ecurinë e shkëlqyer të Bajernit të Mynihut dhe zbulon sekretet që e kanë bërë një ekip të jashtëzakonshëm. Trajneri gjerman vlerëson numrin e madh të futbollistëve cilësorë që ka në dispozicion, çka i ka dhënë luksin të bëjë shpeshherë rrotacion, ndërkohë që deklaron se futbolli ka ndryshuar rrënjësisht krahasuar me të shkuarën. “Unë nuk e kam përjetuar asnjëherë më parë një eksperiencë të tillë. Kemi thyer thuajse çdo rekord. Patjetër, kur shënon shumë gola, do pësosh gjithashtu mjaft të tillë. Por, kjo nuk ndodh te ne dhe kjo na bën specialë. Futbollistë si Arjen Roben, Frenk Riberi, Mario Gomez, Mario Manxukiç, Tomas Myler dhe Xherdan Shqiri, të gjithë mbrojnë në fushën e lojës. Përveç detyrave ofensive që kanë, ata kthehen sa herë që kundërshtari ka topin. Kjo është esenciale në futbollin e ditëve të sotme”, ka thënë tekniku. Më tej, ai bënë një rezyme të skuadrës së tij. “Unë kam në dispozicion 22 futbollistë shumë cilësorë dhe kjo më ka dhënë luksin që të bëj rrotacion mes ndeshjeve të fundjavës dhe atyre të mesjavës. Ky është pa diskutim sekreti i ecurisë pozitive. Jo vetëm që aktivizoja shumë lojtarë, të cilët ishin në formë të mirë fizike, por edhe u jepja atyre mundësinë që të besonin te kontributi që japin në skuadër dhe të jenë në mënyrë konstante të motivuar. Te Bajerni nuk kanë meritë 11 futbollistë për suksesin në një kompeticion, por 22 të tillë, pasi të gjithë janë aktivizuar. Së bashku me stafin drejtues, e kemi menaxhuar shkëlqyeshëm situatën me lojtarët, duke bërë që të gjithë të ndihen të rëndësishëm dhe pjesë e ekipit”, ka thënë Hejnkes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"