Hejnkes driblon Ronaldon: Kemi Levandovskin, ai të fut frikën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 16:22

Hejnkes driblon Ronaldon: Kemi Levandovskin, ai të fut frikën!

Trajneri i Bajernit ka qenë i pranishëm në intervistën në prag të ndeshjes ndaj Realit të Madridit sonte në mbrëmje. Trajneri është shfaqur i qetë dhe në kohë në sallën e konferencave. Ai ka folur për kundërshtarin dhe formën e skuadrës së tij. 72- vjeçari nuk i druhet arbitrit Kaipers, edhe pse në përballjen e vitit të kaluar pati shumë kontestime nga gjermanët për arbitrin hungarez Vitor Kasai.

Bajerni akuzoi UEFA-n për paanshmëri. Madje, në rrjetet sociale pati agravim të situatës. Thuhet se arbitri është kërcënuar pas një fotoje të publikuar, ku ai po dilte nga darka pas ndeshjes, darkë të cilën ai e kishte konsumuar në një nga lokalet në pronësi të Realit të Madridit.

jup hejnkes

Bjorn Kaipers do të jetë arbitri i ndeshjes, komenti juaj?

Kam qenë shumë objektiv ndaj arbitrave gjatë gjithë karrierës sime si lojtar dhe si trajner. Kam shumë besim tek arbitri i ndeshjes. Nuk mendojmë për vitin e kaluar, i përket së shkuarës.

Çfarë ndeshjeje ju pret?

Janë katër ekipet më të mira, do të jetë një shfaqje e bukur për të gjithë. Të gjitha e meritojnë të shkojnë në finale, por fatkeqësisht vetëm dy prej tyre do t’ia dalin të shkojnë në Kiev.

Ronaldo si kundërshtar, i druheni?

Ai ka një karrierë të pabesueshme. Champions-in e fiton skuadra më homogjene. Por, ne kemi Levandovskin që ka shënuar 39 gola. Mund të bëni edhe pyetjen, kush do të ndalojë Levandovskin? Duelet midis Bajernit dhe Realit kanë një traditë të hershme. Këto ndeshje janë motivi që shumë lojtarë stërviten, gjithkush do të luajë në këto nivele në karrierën e tij.

Zidan do të jetë kundërshtari juaj në pankinë, e njihni?

Kam qenë gjithmonë një admirues i Zinedin Zidan si lojtar dhe tani që është në rolin e trajnerit. Është një drejtues i madh dhe këtë e ka treguar në këto vite.

Cili është favorit?

Për mua nuk ka favorit. Reali ka fituar dy Champions në sezonet e fundit dhe kjo i jep një avantazh, është normale. Por, edhe gjithashtu kemi bërë një sezon fantastik dhe do të luajmë shanset tona për të shkuar në finale.

Si është gjendja e ekipit?

Për Alaban dhe Tolison do të vendos vetëm disa orë përpara ndeshjes. Për formacionin dhe rreshtimin nuk mund t’ them asgjë për momentin. Do të më duhet të mendohem deri natën vonë.

Është i gatshëm Hames Rodrigez?

Kur kam ardhur këtu, Hames nuk ishte në formën e tij optimale. Kam zhvilluar disa biseda me të dhe ai është stërvitur më me intensitet. Tani që flasim ai është ndër lojtarët më kyç të skuadrës së Bajernit. Ka qenë shumë i rëndësishëm gjatë sezonit dhe shpresoi që të qëndronte gjatë në Mynih.

Do të ndihet mungesa e Vidalit?

Ekipet e mëdha kanë gjithmonë lojtarë zëvendësues. Por, Vidal është një lojtar i madh dhe sigurisht do t’i mungojë skuadrës në ndeshjen e Champions-it. Është një humbje e madhe edhe për të. Por, skuadra do të luaj edhe për Arturon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"