Hejnkes, besnik ndaj Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2012 | 9:38

Hejnkes, besnik ndaj Bajernit

Trajneri Jup Hejnkes ka vendosur të respektojë kontratën e tij me Bajernin e Mynihut. Edhe pse pankina e tij u trondit në fillim të këtij viti, ai ka gjetur mbështetjen e krerëve të tij dhe kërkon me patjetër ta mbyllë karrierën me Bajernin si kampion i Gjermanisë. Teksa boshti i bavarezëve ka kontratë afatgjatë, Hejnkes pranon se do qëndrojë deri në vitin 2013. “Ditën që pranova të drejtoj Bajernin, mora parasysh gjithçka. E di shumë mirë se si funksionojnë gjërat atje, pasi është hera e tretë për mua. Duke marrë parasysh ecurinë e skuadrës dhe atmosferën e krijuar, kam arritur në përfundimin se më duhet ta respektoj kontratën me ta. Prandaj më vjen mirë që lojtarët ndihen mirë dhe shpresoj të fitojmë çdo titull këtë sezon dhe vitin tjetër”,- tha Hejnkes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"