Merkato/ Dilema për Rubin Hebajn, Teuta huazon një sulmues te Tomori i Beratit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2021 | 12:55

Merkato/ Dilema për Rubin Hebajn, Teuta huazon një sulmues te Tomori i Beratit

Në orët e fundit kanë qarkulluar zëra për një largim të mundshëm të Rubin Hebajt nga Teuta me destinacion një klub norvegjez, nga ku mund të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje të kartonit në fund të sezonit. Gjithsesi, nga klubi durrsak nuk ka asnjë konfirmim për këtë pistë, në një kohë që po punohet për fuqizimin e skuadrës.
HEBAJ
Shkodrani nuk ka qenë titullar fiks dhe ndoshta mund të shohë të tjera alternativa, por çdo gjë do të qartësohet në ditët në vijim. Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se lëvizja e parë e klubit në dalje është huazimi i sulmuesit Aldrit Oshafi. Ky i fundit do të luajë në gjysmën e mbetur të sezonit me Tomorin e Beratit në Kategorinë e Parë për të marrë sa më tepër minuta.
sulmuesi2-750x536

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"