Hazard u thotë “jo” milionave të sheikëve, kërkon një “klub të madh” për t’u larguar nga Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 13:34

Hazard u thotë “jo” milionave të sheikëve, kërkon një “klub të madh” për t’u larguar nga Reali

Real Madrid po mundohet në të gjithë mënyrat që t’i japë duart Eden Hazard, një nga dështimet më të bujshme të klubit në historinë e tij. Belgu erdhi me petkun e një futbollisti kandidat për “Topin e Artë”, por ka kaluar më shumë ditë në infermieri se në stërvitje e fushën e lojës.

HAZARD

Real Madrid kishte marrë një ofertë tunduese për futbollistin, pasi Njukasëll kishte bërë ofertën konkrete prej 40 milionë eurosh, plus 10 milionë të tjera në bonuse. Një ofertë që madrilenët e pranuan menjëherë pasi kështu do të arrinin të nxirrnin një pjesë të shpenzimeve që kishin kryer për lojtarin.

Por ky i fundit i ka thënë menjëherë “jo” ofertës që i bënë sheikët që kanë në pronësi Njukasëll, i cili kërkon yje për t’ia bashkuar ekipit në luftën për mbijetesë. “El Nacional” pretendon se lojtari ka bërë të qartë se nuk po ndjek paratë dhe për t’u larguar nga Real Madrid, do ta bëjë vetëm për “një klub më të madh”. Në këtë listë ai fut edhe Çelsin, ish-skuadrën e tij e cila do të ishte e interesuar për një kthim të belgut në “Stamford Bridge”. Gjatë 7 viteve te Çelsi, Hazard ka shënuar 110 gola dhe ka dhënë 90 asiste në 352 ndeshjet me fanellën e londinezëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"