Hazard trazon ujërat: Te Lila u largova me përshtypjet më të mira, edhe te Çelsi dua…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 20:56

Hazard trazon ujërat: Te Lila u largova me përshtypjet më të mira, edhe te Çelsi dua…

Eden Hazard duket se e sheh veten larg Çelsit në të ardhmen e tij. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë se ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Realin e Madridit. Ronaldo u largua dhe kjo duket se i hapi rrugën belgut, por blutë e Londrës e bllokuan atë.

eden-hazard-chelsea-2018-2019

Megjithatë në deklaratën e fundit për “Telefoot”, 27-vjeçari shprehet se ai do të largohet pa hatërmbetje nga klubi. “Çelsi ma bëri të qartë këtë verë se nuk do të më lejonte të largohesha dhe unë e pranova. E dija se në Londër do të isha i lumtur dhe nuk jam penduar për këtë vendim. Në disa vendime nuk të vjen rradha për të folur dhe kjo të bën të nevrikosesh. Te Lila u largova me përshtypjet më të mira, të njëjtën gjë dua të bëj edhe të Çelsi”, përfundoi belgu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"