Hazard kritika Kontes dhe Sarrit: Me ta nuk ndjen kënaqësi në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 15, 2020 | 14:48


Hazard kritika Kontes dhe Sarrit: Me ta nuk ndjen kënaqësi në stërvitje

Antonio Konte dhe Maurico Sarri garojnë me njëri-tjetërin në Serie A, repektivisht me Interin dhe Juventusin për fitimin e titullit këtë sezon. Të dy këta vijnë nga aventurat e tyre të fundit me Çelsin, ku fituan edhe trofe.kONTE SARRI

Megjithatë lojtarët te skuadra angleze nuk kanë qenë të kënaqur, me mënyrën se si ata të dy e bënin stërvitjen. Diçka e tillë është thënë nga Eden Hazard, i cili tashmë luan për Realin e Madridit.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë, është shprehur se kur stërvitesh nga trajnerë italianë nuk ndjen kënaqësi: “Këtu te Reali stërvitemi gjithmonë me topin dhe punojmë me lëvizjet.sarri hazard

Kur punoni me trajnerë italinë, jëmi më pak të kënaqur në stërvitje. Ata bëjnë një punë që përsëritet vazhdimisht. Megjithatë kënaqësia gjendet te fitoret.”, u shpreh Hazard.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com