Hazard ka vendosur për të ardhmen: Kur të përfundoj te Reali, do rikthehem…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 11:40

Hazard ka vendosur për të ardhmen: Kur të përfundoj te Reali, do rikthehem…

Eden Hazard ishte një nga blerjet më të bujshme të kësaj vere. Belgu la Çelsin dhe firmosi më Realin e Madridit, për të bërë një hap më të madh në karrierën e tij.

eden hazard

Edhe pse u transferua me bujë në Spanjë, Hazard ende nuk po tregon aftësitë e tij dhe nuk po shkëlqen ashtu siç ka bërë te Çelsi.

Gjatë një bisede me një tifoz të Çelsit, që qarkullon në rrjetet sociale, Hazard, ka zbuluar se kur të mbarojë aventurën me Realin, do kthehet te “Blutë e Londrës”.

“Kur të përfundojë këtu, do rikthehem. Ata po bëjnë mirë, janë të gjithë mirë. Në janar mund të blejnë lojtarë të tjerë. Kur të përfundoj te Reali, do kthehem këtu. E ndjek Çelsin sa herë kam mundësi”, shprehet Hazard në një bisedë me tifozin e londinezëve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"