Hazard humb 4 kg/ 40 dëmtime në sezon, por Reali buzëqesh për formën e belgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 21:00

Hazard humb 4 kg/ 40 dëmtime në sezon, por Reali buzëqesh për formën e belgut

Dëmtimi i Karvahalit për herë të dytë ka konfirmuar krizën e madhe të dëmtimeve te Reali i Madridit. Tashmë ka shkuar në 40 numri i problemeve fizike që kanë vuajtur madrilenët në këtë sezon. Diçka e tillë ka krijuar shumë telashe për trajnerin Zinedin Zidan, i cili nuk i ka pasur të gjithë në dispozicion për të ndërtuar një formacion të fortë për të triumfuar më me lehtësi.

REAL MADRID 1

Ka përdorur gjithmonë të njëjtët lojtarë dhe është detyruar që të marrë në stol të rinj. Përpara ndeshjes me Valencian ishin vetëm 15 lojtarë nga ekipi i parë. 40 dëmtime dhe 20 futbollistë që kanë kaluar të paktën një herë në dyert e infermierisë. Vetëm Lunin, Kasemiro, Mendi dhe Vinicius nuk janë dëmtuar këtë sezon. Reali është skuadra që ka pasur më shumë dëmtime nga 20 ekipet kryesore. Nëse iu referohemi skuadrave që luftojnë për titullin kampion ka 25 dëmtime më shumë se Atletiko, 15 më shumë sesa Barcelona dhe 22 më shumë sesa Sevija. Problemi është i largët, por dëmtimet muskulore të Hazardit dhe Karvahalit kanë çuar në krizë totale skuadrën.

ZIDAN MBIJETON – Por pavarësisht këtyre problemeve të shumta, Zinedin Zidan gjithmonë ia ka dalë që të “mbijetojë” dhe të kalojë momente shumë delikate. Fitoret në ndeshjet e fundit kanë rikthyer disi qetësinë në kampin madrilen. Presidenti Florentino Perez e ka telefonuar trajnerin duke i shprehur mbështetjen maksimale dhe kjo gjë ka shërbyer për të punuar për të arritur tek objektivi madhor që është Liga e Kampionëve. Kampionati duket shumë i vështirë, por Zizu do të provojë që të bëjë një mrekulli.hazardi

Hazard – Lajmi i mirë i këtyre ditëve është rikthimi në formë i Eden Hazardit. Belgu është duke u stërvitur prej disa ditësh në fushën e lojës me top dhe mediat spanjolle raportojnë se ka humbur 4 kilogramë për të qenë sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Zidan dhe të ndihmojë ekipin në një moment delikat, ku do të vendosen fatet e sezonit. Ka ardhur momenti që belgu të shpërblejë të gjithë besimin që i ka dhënë Reali i Madridit dhe investimin që bëri për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"