Hazard e pranon me modesti: Nuk e meritoj “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 16:14

Hazard e pranon me modesti: Nuk e meritoj “Topin e Artë”

Me fillimin e këtij sezoni me paraqitjet dhe golat e tij Eden Hazard është rikthyer në një lojtar kyç për skuadrën e Çelsit. Belgu është përfolur edhe si një kandidat i denjë për të fituar “Topin e Artë”, por sipas tij ai nuk e meriton këtë çmim.

eden-hazard-chelsea-2018-2019

“Kam pasur një vit të mirë, mirëpo nuk mendoj se e meritoj Topin e Artë. Ka lojtarë të tjerë që kanë bërë gjëra më të mira se unë. Fitimi i këtij çmimi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im kryesor. Do të thosha se e meriton Luka Modriç, mirëpo ai nuk ka luajtur aq mirë pas Kupës së Botës, kështu që duke llogaritur paraqitjen në këtë stinor, them se e meriton Kylian Mbape.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"