Hazard e kthen në telenovelë: Edhe po qëndrova te Çelsi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 11:00

Hazard e kthen në telenovelë: Edhe po qëndrova te Çelsi…

Eden Hazard po e kthen në një telenovelë serinë e tij të intervista. Disa ditë më parë belgu deklaroi se një ditë mund të ikte nga Çelsi dhe dëshironte ta bënte këtë pa hatërmbetje, ashtu siç ndodhi kur u largua nga Franca.

eden-hazard-chelsea-2018-2019

Të gjitha zërat, madje edhe dëshirat e tij, e çojnë në Spanjë te Reali i Madridit. Megjithatë tashmë ai ka bërë një kthesë të madhe. “Unë mund të qëndroj te Çelsi, nuk është fare problem sepse këtu jam i lumtur, madje edhe familja ime. Nëse nuk shkoj në Spanjë nuk është fare problem. Unë i dua tifozët dhe mendoj se edhe ata më duan. Çfarëdo që do të ndodh në të ardhmen do të jem i lumtur”, u shpreh belgu për “Sky Sports”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"