“Hazard dëmtohet prej stresit”, Zidan del kundër mjekut të Belgjikës: S’ka lidhje!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 15:00

“Hazard dëmtohet prej stresit”, Zidan del kundër mjekut të Belgjikës: S’ka lidhje!

Eden Hazard bëhet çështje te Reali. Rezonanca ka konfirmuar dëmtimin e tij dhe belgu do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë. Bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në pjesën e përparme të kofshës së djathtë dhe kjo gjë shkakton mungesën e tij për disa ndeshje të rëndësishme. Ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin, Zinedin Zidan, për duelet kundër Sevijes, Atletikos së Madridit dhe me shumë mundësi për sfidën e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Gladbahut. Ai doli nga fusha e lojës kundër Alaveshit dhe nuk vazhdonte dot. Menjëherë pas këtij lajmi ka folur mjeku i Belgjikës, Kris van Krombryxh, i cili e njeh në mënyrë perfekte Edenin.
skysports-eden-hazard-real_5013545
Ai thotë që futbollisti nuk po jep dot më të mirën në fushën e lojës për shkak të stresit dhe këto vendime janë prej këtij fakti.

“Eden dëshiron që të tregojë versionin më të mirë nga vetja për të gjithë, por tani po e sforcon shumë veten dhe kjo gjë i shkakton probleme. Në Madrid kanë shumë pritshmëri për të dhe vetë lojtari është futur në stres. Këto probleme psikologjike i sjellin stres dhe dëmtime muskulore. Mendoj se dëmtimi aktual i Hazardit është prej stresit”, ka thënë mjeku i Belgjikës.

ZINEDIN ZIDAN
zidane

Në konferencën për shtyp, Zinedin Zidan nuk e pranoi këtë gjë dhe tha se Hazard nuk vuan në aspektin psikologjik. Ai shpreson që Eden të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës dhe duelin me Shahtjorin e konsideron më të rëndësishmin e kësaj faze në Ligën e Kampionëve.

HAZARD – “Është një situatë e komplikuar për të, por duhet ta pranojmë. Ai kurrë nuk ka qenë i dëmtuar në karrierën e tij, por tani ka probleme. Do të rikthehet më i fortë”.

STRESI – “Nuk mendoj se është psikologjik. Ai është shumë i fortë. Hazard është i lënduar, por dëmtimet për futbollistët janë dhe ai duhet të jetë i qetë. Nuk kam dyshime për Edenin, por do të rikthehet më i fortë. Shpresoj që të jetë gati sa më shpejt”.

NDESHJA – “Kjo është sfida më e rëndësishme e grupit sepse janë tri pikë shumë të rëndësishme dhe na sigurojnë kualifikimin në raundin e ardhshëm. Duhet të mendojmë vetëm për këtë”.

VËSHTIRËSITË – “Kemi shumë probleme me vazhdimësinë, por Reali ka pasur gjithmonë momente delikate dhe të vështira. Në Madrid ka gjithmonë telashe, por gjithmonë dimë t’i kalojmë”.
asensio
ASENSIO – “Ai duhet që të mos flasë për ato që duhet të bëjë. Thjesht të zbresë në fushën e lojës dhe të luajë. Ka nevojë për të rikuperuar besimin dhe futbollin. Ka qenë një vit i dëmtuar dhe pak nga pak do të shohim versionin e tij më të mirë”. TË

URITUR – “Kam vënë re të njëjtën uri që ka pasur Reali i Madridit ashtu si në vitet e mëparshme, por dëmtimet dhe faza përgatitore na kanë penalizuar. Dëshira nuk humbet kurrë. Lojtarët e dinë ku janë dhe çfarë do të thotë të luash për Realin e Madridit. Kur bëjmë një ndeshje të dobët, kurrë nuk e lidh me dëshirën…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"