Haxhiu nuk kënaqet me pikën: Desha fitoren, e synojmë në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2016 | 17:21

Haxhiu nuk kënaqet me pikën: Desha fitoren, e synojmë në Shkodër

Pika e siguruar në Gjirokastër pas një serie të gjatë humbjesh, nuk ka kënaqur trajnerin e Korabit, Gerd Haxhiu, i cili shpresonte që të merrte maksimumin nga dueli ndaj Luftëtarit. Pas ndeshjes, ai theksoi në fjalët për “SuperSport” se ekipi duhej të kishte marrë më shumë nga ky duel.

haxhiu

Për ndeshjen

“Është e çuditshme si e pësuam golin, gjatë javës kemi punuar për vertikalizimet. U goditëm në minutën e parë por gjithsesi skuadra qëndroi në lojë, nuk pësoi tronditje, patëm edhe ne rastet tona. Në të dytën ndryshuam vendosjen, reaguam, barazuam, kishim mundësi edhe të shënonim për fitoren. Unë do të doja të tentonim fitoren, por kësaj skuadre i mungon besimi që vjen nga humbjet radhazi të pësuara. Ndaj për momentin duhet të kënaqemi me këtë pikë, dhe të mendojmë për një tjetër transfertë në Shkodër.

Ky barazim është më tepër për çunat, unë do doja tre pikët dhe kisha besimin, duke njoh potencialin, duke parë reagimin e ekipit. Edhe pse kam vetëm 12 ditë, në kaq pak kohë punë, them se është skuadra ime. Në ndeshjet në vijim, do të shkojmë në Shkodër dhe të tentojmë për diçka më shumë”.

Për kontributin e “veteranëve”

“Jam promotor i idesë se ekipi ka nevojë për lider, për eksperiencën e lojtarëve si Sheta, Veliaj, Nexhipi, etj. Ne jemi munduar në këtë ndeshje, edhe pse u ndëshkuam shpejt,. Në fazën e ndërtimit nevojitet më shumë cilësi, ndryshuam rreshtim në pjesën e dytë. Në këtë aspekt, lojtarë të tillë janë të rëndësishëm dhe besoj te aftësitë e tyre”.

Për rreshtimin në fushë

“Jam munduar që në pjesën e dytë të përshtat lojtarët e duhur me modulin. Kam aktivizuar Çelën si sulmues duke menduar se me duhej një pikë referimi e tillë përpara. Kemi Adelaje që është i dëmtuar dhe nuk besoj që kthehet. Nexhipi nuk ishte më në mbështetje, e ktheva mesfushor të brendshëm në të majtë. Tentova, nuk është ky sistemi i përshtatshëm për ne, por po punoj duke studiuar sistemin e duhur për ta përshtatur ekipin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"