Haxhiu gjen problemin e Lushnjes: Kur mendojmë se lojën e kemi në favor, ndëshkohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:38

Haxhiu gjen problemin e Lushnjes: Kur mendojmë se lojën e kemi në favor, ndëshkohemi

Java e dytë e kampionatit e kthen Lushnjën në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla do të presë në “Roza Haxhiu” Tërbunin. Impianti lushnjar po bëhet gati për të hapur dyert për sezonin e ri.

lushnja

Verdhejeshilët e nisën me humbje kampionatin duke regjistruar një 0-2 të shëmtuar në stadiumin “Skënderbeu” përballë Maliqit. Tani do të kërkojnë ndryshimin, duke filluar nga kjo ndeshje shtëpie me pukjanët. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, Melis Haxhiu evidenton një problem që e shoqëron prej kohësh ekipin:

“Nuk është hera e parë që mundemi kështu. Kur mendojmë se loja është në favorin tonë, ne ndëshkohemi. Duhet të jemi më të vëmendshëm”. Lushnjarët janë në “pikun” e përgatitjeve antiTërbun, përballje që do ta luajnë të shtunën në orën 16:00 në “Roza Haxhiu”.

Mesfushori beson se skuadra do të gjejë rrugën e fitores në shtëpi, të cilën e quan edhe detyrim. “Patjetër që pritet fitorja. Me fillimin e javës përgatitore jemi stërvitur mirë në çdo seancë stërvitore. Në këtë ndeshje fitorja është detyrim për skuadrën e Lushnjës”, u shpreh lojtari qendror

ALBAN ALUSH-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"