“Hat-trick” trofesh, njihuni me sulmuesin që ka fituar kampionatin në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2020 | 18:10

“Hat-trick” trofesh, njihuni me sulmuesin që ka fituar kampionatin në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut

Skuadra e Dritës fitoi titullin kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2019-2020. Izair Emini u ble në merkaton e verës dhe ndihmoi ekipin të shpallej kampion.

izair emini

Tashmë Emini ka kompletuar një hat-trick por jo në fushë me gola por me tituj të fituar. Izair Emini ka fituar në Shqipëri me ekipin e Kukësit, në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi në Kosovë me skuadrën e Dritës. Izair Emini ishte lojtari i parë në kampionatin kosovar që rezultoi pozitiv me koronavirus. Futbollisti u shpreh mjaft i lumtur për suksesin me Dritën në Kosovë.

“Po me të vërtetë ka qenë një titull shumë i vështirë duke e marrë parasysh konkurrencën qe kemi pas në kampionat – ku me të vërtetë ka qenë një garë e fortë ku më pas edhe pandemia na e veshtirësojë por gjithsesi jemi shumë të kënaqur me aritjen që kemi bërë. Realisht për mua ka qenë një kampionat i vështirë pasi që kam pasur dëmtime shumë pastaj edhe rezultova pozitiv, por gjithsesi në fund ia aritëm qëllimit të gjithë së bashku.

Emini

Po mendoj se kam luajtur mjaft ndeshje ndërkombëtare dhe kam shumë eksperiencë, ndërsa për “Intelektualët” iu premtoj se do ta përfaqësojmë klubin e FC Dritës në mënyrën më të mirë të mundshme në Evropë. Jam shumë i kënaqur që do të jem pjesë e historisë të Dritës”, deklaroi Emini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"