“Hashtag?”, befason trajneri i Fiorentinës: Nuk e di çfarë është, kam celular 35-eurosh …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 17:32

“Hashtag?”, befason trajneri i Fiorentinës: Nuk e di çfarë është, kam celular 35-eurosh …

Tri ndeshje, shtatë pikë: marshimi i Xhuzepe Iakinit në drejtimin e Fiorentinës deri në këtë moment mund të konsiderohet më se pozitiv. 

142918422-b9d6dc7d-a847-4c68-97cf-c254faef2ecb

Pas barazimit në debutim kundër Bolonjës, janë regjistruar fitoret kundër SPAL-it dhe Napolit. Xhenoa, kundërshtari i radhës, tashmë ndodhet në vendin e fundit në klasifikim dhe vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe rrezikon që te Fiorentina të ketë rënie përqendrimi.

Iakini i ka paralajmëruar lojtarët e tij në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e djeshme përpara mediave, ku ka pasur edhe një sipar interesant mes trajnerit dhe gazetarëve. Kjo, në një moment kur është pyetur lidhur me një “hashtag” për të përshkruar eksperiencën e tij. Përgjigjja i ka befasuar të gjithë: “Nuk e di as çfarë do të thotë ‘hashtag’. Kam një telefon prej 35 eurosh…”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"