Hasani: Unë te Skënderbeu? Shiriti i kapitenit të Kukësit më emocionoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2017 | 20:22

Hasani: Unë te Skënderbeu? Shiriti i kapitenit të Kukësit më emocionoi

Mesfushori i Kukësit, Edon Hasani, ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare në internet të klubit verilindor ku ka folur në lidhje me ndeshjen e ardhshme në Kategorinë Superiore ndaj Skënderbeut, si dhe ka mohuar zërat që e bënin atë pjesë të korçarëve në sezonin e ardhshëm.

hasani

Për një transferim të mundshëm te Skënderbeu

“Në radhë parë dua të them se jam shumë  i lumtur te Kukësi dhe më vjen mirë që jemi në vend të parë. Besoj dhe shpresoj se do ta mbajmë deri në fund. Unë do të jap maksimumin për këtë gjë.

Në lidhje me shkrimet e fundit që më lidhin me një kalim të mundshëm te Skënderbeu dua të sqaroj të gjithë opinionin se janë krejtësisht të pavërteta dhe të pabaza. Mendoj se janë ‘shashka’ për të prishur ambientin para ndeshjes, por nuk ndikojnë te unë as te ekipi, pasi jemi të përqendruar maksimalisht te ndeshja.”

Për ndeshjen ndaj Skënderbeut

“Është një ndeshje mjaft e fortë dhe rëndësishme. Kemi nisur punën dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv nga Korça. Ne duam fitore dhe 3 pikët.”

Për shiritin e kapitenit

“Jam i lumtur me ekipin verilindor dhe pata shumë emocione ndeshjen e fundit si kapiten. Shpresoj që në fund të kampionatit të fitojmë titullin si një dhuratë për presidentin Gjici dhe tifozerinë kuksiane”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"