Hasani mohon problemet me klubin: Jap maksimumin për Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2017 | 12:10

Hasani mohon problemet me klubin: Jap maksimumin për Kukësin

Mesfushori i Kukësit Edon Hasani, në një prononcim të dhënë për faqen zyrtare të klubit verilindor, ka mohuar zërat që kanë qarkulluar në ditët e fundit për pakënaqësi të shfaqura prej tij si pasojë e aktivizimit të pakët. Ai insiston se pranon çdo vendim të trajnerit Gjoka dhe është i gatshëm për të dhënë maksimumin sa herë që t’i jepet mundësia.

hasani

Situata – “Kam lexuar dhe dëgjuar shumë gjëra ditët e fundit në lidhje me mua apo të ardhmen time. Të them të drejtën nuk më shqetësojnë aspak këto zëra mediatik, pasi unë jam i përqendruar te skuadra e Kukësit dhe do të jap maksimumin tim deri në ditën e fundit që do të jem këtu. Më vjen keq që këto zëra dalin në një periudhë që skuadra është në përmbushjen e objektivave, por unë dua të garantoj të gjithë tifozët kuksianë se grupi dhe ekipi është më i bashkuar se kurrë për qëllimin e vetëm fitimin e titullit kampion”.

Mosaktivizimi – “Ato janë zgjedhje të trajnerit dhe unë si profesionist duhet t’i pranoj dhe ashtu kam bërë. Kjo më motivon që të punoj edhe më shumë në stërvitje për të bindur profesor Gjokën. Sa herë të më jepet mundësia do të jap 100 përqindëshin tim në fushën e lojës”.

Titulli – “Jemi në rrugën e duhur, pasi të gjitha strukturat e klubit me në krye presidentin kanë punuar shumë për të arritur deri në këtë pikë që jemi. Kampionati sapo ka filluar, pasi tani fillon faza më e vështirë dhe ne duhet të mos tregohemi euforik, por të qëndrojmë me këmbë në tokë. Besoj te ky grup dhe jam i sigurt se do të bëjmë mire”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"