FOTOLAJM/ Hasani drejt kalimit te kampionët, shfaqet nën praninë e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 22:56

FOTOLAJM/ Hasani drejt kalimit te kampionët, shfaqet nën praninë e…

Ferhan Hasani ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, teksa ka disa klube që duan ta marrin në ekipet e tyre respektive.

Buba-Hasani

Të fundit që po bindin për ta marrë 30-vjeçarin, janë kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit. Këta të fundit prej kohësh janë në bisedime, teksa ditën e sotme ka pasur edhe një takim mes palëve nga afër. Gazeta “Sheshi” ka siguruar një foto, ku shfaqet Hasani nën shoqërinë e përfaqësuesve të Dritës.

Hasani ka qenë i shoqëruar nga Nebi Mustafi, Arben Nuhiu dhe Suat Zendeli, ndërkohë që atë e pritën në takim futbollisti i Dritës, Ardian Cuculi, së bashku me trajnerin Ardian Nuhiu dhe drejtorin sportiv të kësaj skuadre, Valon Zymberi.

asdasda-696x844

Tashmë ka mbetur vetëm vendimi i lojtarit, nëse do të pranonte një kalim te Drita, apo jo, pasi skuadra kosovare ia ka bërë të qartë se e dëshiron në ekip. Kujtojmë se Hasani ishte shumë pranë kalimit te Tirana, por një marrëveshje mes palëve nuk u arrit, teksa duket se ka dështuar edhe akordi me klubin indian, Çenian, që gjithashtu interesohej për lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"