Hasanbelliu konfirmon Karimin: Vjen te ne pasi zgjidhi problemet me ushtrinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2017 | 13:44

Hasanbelliu konfirmon Karimin: Vjen te ne pasi zgjidhi problemet me ushtrinë

Lajmin për transferimin e Reza Karimit te Teuta për “Panorama Sport” e ka konfirmuar dje ekskluzivisht vetë presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelliu. “Po, është e vërtetë që kemi arritur marrëveshje me iranianin Reza Karimi. Shpresojmë të na bëjë punë, pasi bëhet fjalë për një lojtar me të dhëna premtuese. I riu ka zgjidhur edhe problemet në Iran për shërbimin ushtarak dhe tashmë është pjesë e jona”, ka thënë kreu i klubit durrsak.

demi hasanbelliu

DOKUMENTACIONI

Historia e Reza Karimit ka shkuar mes shumë problemesh te Skënderbeu. Gjithçka nisi në verën e 2016-ës. Pasi klubi pikasi lojtarin dhe talentin që ai kishte, firmosi një kontratë, por nuk arriti ta federonte në kohë, për shkak të problemeve me dokumentacionin. Klubi ku Karimi ishte aktivizuar për herë të fundit nuk iu përgjigj në kohë kërkesës së Skënderbeut dhe, në këto kushte, i riu qëndroi në Korçë vetëm për stërvitje deri në muajin dhjetor.

Reza Karimi

Vetëm në janarin e 2017-ës arriti të regjistrohej. Por, sikur të mos mjaftonte, doli edhe çështja e shërbimit ushtarak. Duke qenë se nuk kishte mbaruar shkollën e mesme, familjes së tij i erdhi fletëthirrja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Kjo e detyroi që të largohej me urgjencë drejt vendlindjes, për të mbyllur të gjithë dokumentacionin përkatës dhe justifikuar mungesën e kryerjes së shërbimit ushtarak në vendin e tij. Gjatë gjithë kësaj kohe është marrë pikërisht me këto procedura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"