Hasan Lika: Pikë me vlerë, por Kukësi i vertetë nuk është ky

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2015 | 15:31

Hasan Lika: Pikë me vlerë, por Kukësi i vertetë nuk është ky

likaDrejtori teknik i Kukësit, Hasan Lika duket i kënaqur vetëm nga pikët e marrë ndaj Tërbunit, por jo për lojën e të tijve.

“E dinim që nuk do ta kishim të lehtë, pasi kundërshtari kishte nevojë për pikë. Morrëm tri pikë me vlerë, pavarësisht se nuk zhvilluam një lojë të mirë. Shënuam gol të shpejtë, por na duhej edhe një gol për mbyllur ndeshjen.

Kemi patur probleme me lojtarët që kanë patur probleme fizike. Këto zgjdhje na kushtëzuan. Alternativat nga stoli sot ishin të pakta. Hodhëm në fushë Jeferson sepse kundërshtari po na zotëronte mesfushën. Për fatin tonë të keq apo të Jefersonit, u dëmtua shumë shpejtë dhe na kushtëzoi edhe ne. Shohim përpara dhe duhet të vazhdojmë me rezultate pozitive”, deklaroi Lika pas ndeshjes për ‘Supersport’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"