Harxhim taksash dhe mosprivatizim, ja “mëkatet” që ka pushteti vendor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 12:00

Harxhim taksash dhe mosprivatizim, ja “mëkatet” që ka pushteti vendor

Pjesa dërrmuese e klubeve në Shqipëri janë ende nën administrimin e pushtetit vendor. Që në krye të herës, ky është mëkati më i madh që mund të bëjë një drejtues i cilësdo bashkie në vend. Pse? 

Sinan-Idrizi-Dritan-Leli-750x430

Është domosdoshmëri dhe pse jo detyrë, që secili prej kryebashkiakëve në vend të nxjerrë në shitje aksionet e klubit të cilin ka në varësi institucioni që drejton.

Kjo, për të qenë i drejtë së pari me klubin në fjalë dhe së dyti për të mos cenuar taksat e mbledhura prej qytetarëve. Mirëpo, me gjithë këto handikape, ka momentalisht edhe disa sinjale nga bashki të caktuara që shërbejnë si shpresë se impenjohen maksimalisht për sportin dhe më specifikisht me futbollin.

MOSPRIVATIZIMI

Në momentin që një bashki nuk nxjerr në shitje aksionet dhe klubet sportive, u heq mundësinë këtyre të fundit për t’u zhvilluar. Kjo, për vetë faktin se çdo investitor privat do ta bëjë klubin të funksionojë në bazë të ekonomisë së tregut, ku interesi kryesor është fitimi. Së dyti, merr përsipër mëkatin e shpenzimit të taksave që mbledh nga i gjithë qyteti për sport, në vend që mund të mbulojë një zë tjetër edhe më jetik për banorët.

kryebashkiaket

 BASHKITË INDIFERENTE

Ka shumë prej bashkive në vend që e kanë lënë ekipin e futbollit në mëshirë të fatit. Shembuj ilustrues? Të paktën tre. Dritan Leli në Vlorë, Flamur Golemi në Gjirokastër dhe Gledian Llatja në Elbasan i kanë lënë klubet respektive të futbollit në pikë të hallit, pa shprehur as më të voglin interes për situatën që po kalojnë dhe për t’u impenjuar që t’i japin zgjidhje.

BASHKITË QË IMPENJOHEN 

Skënderbeu është skuadra më e penalizuar nga UEFA, mirëpo, me gjithë këtë, Bashkia e Korçës miratoi shtim fondi me 140 milionë lekë (të vjetër) për futbollin. Në total, futbolli në Bashkinë e Korçës merr 420 milionë lekë (të vjetër).

Takaj-696x464

Një tjetër bashki me fond të rëndësishëm vjetor për sportin dhe futbollin është ajo e Lushnjës, ku buxheti neto i vitit 2020 është 400 milionë lekë (të vjetër). Teksa për çdo gjë ka gjithmonë vend për përmirësime, edhe pushteti vendor në vendin tonë ka shumë për të bërë në ndihmë të sportit dhe futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"