Harruan të ndezin kondicionerët, lojtarëve iu bie të fikët. Gjendje asfiskie gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 12:24

Harruan të ndezin kondicionerët, lojtarëve iu bie të fikët. Gjendje asfiskie gjatë ndeshjes

Gjatë ndeshjes Al Sailija-Al Shanijas, e vlefshme për kampionatin e Katarit, e zhvilluar të shtunën, diçka e frikshme ndodhi.

1_274

Delegatët dhe punonjësit e njërit prej impianteve që do të presë Botërorin 2022, kishin harruar që të ndiznin kondicionerët gjigantë që shfryjnë ajër të freskët brenda stadiumit dhe pas pak minutash lojë pati një gjendje asfiksie.

Arsyeja lidhet me faktin se temperatura e ajrit prekte 45 gradë celsius dhe lagështia ishte 90%. Kjo bëri që dy prej lojtarëve t’u binte të fikët, ndërsa një tjetër lojtar u shoqërua me barelë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"