Harron Realin, Leva kthehet “vrasës” i Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 21:46

Harron Realin, Leva kthehet “vrasës” i Bajernit

Me tripletën e shënuar, Robert Levandovski tregoi edhe njëherë tjetër se sa i rëndësishëm është ai për Bajernin e Mynihut. Pas paraqitjes gala në ndeshjen e Superkupës, drejtuesit bavarezë u dukën të lehtësuar që polaku është ende në skuadrën e tyre. U përfol gjatë se ai do të kalonte te Reali i Madridit, por duket se gjërat kanë ndryshuar. Pas sfidës bomberi nuk foli për gazetarët, por kjo nuk ishte e nevojshme: “Ai ka folur në fushën e lojë”, u shpreh Tomas Myler.

“Nëse ai është në 100 përqindëshin e tij, atëherë ne jemi të papërmbajtshëm, siç u pa dhe gjatë ndeshjes”. Të dielën në mbrëmje ishte pikërisht ai që duhet të jetë. Falë tij skuadra shënoi tri herë dhe ndeshja praktikisht u mbyll që në pjesën e parë. Më pas erdhën dhe golat e Koman dhe Tiago që vulosën sfidën.

levandovski

Trajneri dhe drejtori sportiv në qiellin e shtatë

Nëse Levandovski kishte meritë në tre golat e tij në fushë, Niko Kovaç ishte njeriu që bindi lojtarin të qëndronte në Mynih. Ky mund të quhet triumfi i parë i trajnerit të ri. Kovaç tregoi se mund të komunikonte lirshëm me yjet e skuadrës dhe menaxhimi i lojtarëve është jetik në një skuadër si Bajerni. “Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe Bajerni ka nevojë për të. Ai i di planet e klubit dhe i ka pritur mirë ato çfarë i kam thënë”, u shpreh trajneri gjatë grumbullimit në “Tegernesee”.

Fjalë që bindën sulmuesin që nuk vonoi të përgjigjej në fushë. Ndërkohë, në qiellin e shtatë ishte dhe Hasan Salihamixhiç që ia faturoi suksesin trajnerit dhe lojtarit. “Kovaç është një trajner i madh, ai foli qartë me lojtarin në ditët e kaluara, duke e bindur të qëndrojë edhe një sezon tjetër Levën dhe shikoni çfarë ndodhi”, tha Braco. Bundesliga është në prag fillimi dhe skuadra duket se është gati. Trajneri dhe lojtarët treguan me fitoren në Superkupë se do të jenë dominues edhe në këtë sezon të ri. Përveç kampionatit, që është pronë e tyre prej disa sezonesh, ata do të kërkojnë të jenë konkurrues edhe në Champions, një trofe që i mungon prej gjashtë sezonesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"