“Harrojeni Kosovën, ndaj Ukrainës do tregojmë Shqipërinë e vërtet”, ja çfarë tha Panuçi para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 18:49

“Harrojeni Kosovën, ndaj Ukrainës do tregojmë Shqipërinë e vërtet”, ja çfarë tha Panuçi para ndeshjes

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, u shfaq tejet i nevrikosur, pas humbjes ndaj Kosovës, duke u justifikuar me faktin që lojtarët nuk u motivuan 100%. Tekniku italian premtoi se ndaj Ukrainës do të shikojmë Shqipërinë e vërtetë dhe duhet ta harrojmë humbjen me Kosovën.

Panuci15

“Jam unë ai që duhet ta bëj. Jam marrë shumë letë gjatë javës. Tashmë e në vijim do të jetë një tjetër melodi. Përgjegjësinë e mbaj vetëm unë. Uroj të jetë problemi i fund sezonit. Kemi gjuajtur 15 herë në Spanjë, kemi luajtur shumë mirë me Italinë. Sot kemi vuajtur më shumë. Mund të jetë momenti i fundit të sezonit. Kemi bërë lojë më të mirë në ndeshjet e tjera. Rini të qetë, ndeshje të tilla nuk keni për të parë më. Merruni vetëm me mua. Përgjegjës kryesor jam unë”, deklaroi Panuçi pas ndeshjes me Kosovën.

Ndërkohe në konferencën e djeshme trajneri i përforcoi bindjet e tij, se Shqipëria do të bënte një paraqitje dinjitoze duke u shprehur:

“Kemi folur dhe jemi përballur, ndaj besoj se jemi të gjithë koshientë që kemi bërë një ndeshje të shëmtuar ndaj Kosovës. Jam i bindur që nesër do të nxjerrim në pah krenarinë dhe dëshirën për të bërë mirë dhe më pas do të shkojmë me pushime. Pas ndeshjes do të flasim, por jam i sigurt që nesër do të bëjmë një ndeshje shumë serioze. Në futboll mund të fitosh dhe të humbësh, por jam i bindur që nuk do të përsëritet ajo që ndodhi me Kosovën. Diçka duhet të bëjmë dhe diçka do të ndryshojmë. Nuk dua të përcjell justifikime, por këta janë lojtarët që kemi të grumbulluar. Megjithatë do të provojmë të ndryshojmë diçka” u shpreh Panuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"