Harrojeni “Fergi Time”, Klop i vret ndeshjet “in extremis”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 23:45

Harrojeni “Fergi Time”, Klop i vret ndeshjet “in extremis”

Në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë: kundër Lestërit, Mançester Junajtid, Totenhemit dhe Aston Vilës, Liverpuli ka shënuar 7 gola në 15 minutat e fundit, të cilat u kanë lejuar atyre të kenë 8 pikë më shumë në klasifikim.

jurgen klop

Harrojeni “Fergi Time”. Në Angli ka nisur të flitet për “Kloppo Time”. Goli i fundit i Liverpulit në 6 ndeshjet e fundit është shënuar nga: Sadio Mane kundër Aston Vilës 94′, Divok Origi kundër Arsenalit 94′, Mohamed Salah kundër Totenhemit (75′), Mohamed Salah kundër Genkut 87′, Adam Lalana kundër Mançester Junajtid 85′ dhe Xhejms Milner kundër Lestërit 95′.

Këto rezultate u lejojnë “reds”- ave që në përballjen direkte me kampionët e Guardiolës të dielën në “Anfield” të shkojnë me 6 pikë avantazh. Por Klop këmbëngul se skuadra e tij duhet të largohet nga kjo trajektore e rrezikshme golash. Ata janë skuadra që ka fituar më shumë pikë nga pozicione humbëse gjatë këtij sezoni në kampionat (10 pikë). Edhe gjatë sezonit të shkuar, ata u renditën përsëri në vend të parë në këtë klasifikim, me 16 pikë të fituara nga pozicionet humbëse.

5

Në sezonin 2017/18, Klop fitoi vetëm 9 pikë pasi kishte pësuar gol (i 13-ti në këtë klasifikim) për t’u rikthyer i pari në sezonin 2016/17 me 18 pikë të fituara, ndërsa në sezonin e tij të parë në “Anfield” 2015/16 gjermani grumbulloi 13 pikë nga pozitat humbëse (në vend të pestë). “Duhet ende të mësojmë dhe përmirësohemi. Ndonjëherë duhet të marrësh goditje dhe ne kemi marrë goditje këtë sezon prej gabimeve të vogla. Por për momentin i kemi zgjidhur ato”, u shpreh Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"