Harbimi me 22 modelet italiane, ylli i Mançester Sitit në telashe me… gruan

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 22:53

FB Gossip LAJMI KRYESOR Premier Liga Të fundit

Harbimi me 22 modelet italiane, ylli i Mançester Sitit në telashe me… gruan

Festa e çmendur e skuadrës së Mançester Sitit me 22 modele italiane, pas fitores 6-1 ndaj Aston Vilës, të dielën e shkuar në Premier Ligë, nuk ka kaluar pa pasoja për futbollistët “qytetarë”.

Manchester-City-stars-jetted-in-squad-of-stunning-Instagram-models

“The Sun” zbulon se një prej yjeve të skuadrës, pa e identifikuar atë, e ka parë veten në telashe me gruan kur ka trokitur në derën e shtëpisë së tij, në orën shtatë të mëngjesit, të nesërmen.

“Gruaja e tij ishte e tërbuar me të që ishte kthyer në shtëpi aq vonë e në atë gjendje dhe i ka kërkuar llogari. Ajo i dha një dush të ftohtë, por në të vërtetë nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur”, tregon një burim për “The Sun”.

Siti

Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, ishte në dijeni të festës së lojtarëve të tij, por nuk e dihet nëse ai u kishte dhënë leje atyre për të festuar deri në orët e para të mëngjesit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com