“Haram e paçi fanellën që mbani veshur”, tifozët e Partizanit shpërthejnë pas disfatës në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:44

“Haram e paçi fanellën që mbani veshur”, tifozët e Partizanit shpërthejnë pas disfatës në Kupë

Partizani është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh. Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, u turpërua nga Besëlidhja e Kategorisë së Parë, duke u mposhtur me rezultatin 3-0, në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. 

pARTIZANI 3-0

Një rezultat tejet zhgënjyes, që ka tërbuar tifozët e kuq, të cilët nuk i kanë kursyer aspak kritikat dhe sharjet në faqen zyrtare të klubit, që kanë qenë nga më të ndryshme. Të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e trajnerit Sormani si dhe dënimin e futbollistëve me gjobë. Ka dhe nga ata që janë kundër drejtuesve të kuq.

KOMENTET NË FAQEN ZYRTARE TË PARTIZANIT:

Komentet e tifozeve te Partizanit Komentet45 Komente3 tifozet2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"