Hapi i rëndësishëm në karrierë, zbulohet rroga që do të marrë Albi Doka te klubi kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 11:45

Hapi i rëndësishëm në karrierë, zbulohet rroga që do të marrë Albi Doka te klubi kroat

Ka festuar ditëlindjen e tij të 23-të më 26 qershor, ndërkohë që vetë Albi Doka ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Tirana. “Unë edhe këto ndeshje jam me Tiranën dhe më pas largohem. Do iki në Kroaci dhe do të luaj me HNK Goricën. Plani im është që të luaj, të bëj sezone të mira dhe pse jo të shitem akoma më lart se Kroacia”, është shprehur për “Top-Channel”, duke konfirmuar atë që ka publikuar gazeta ditë më parë.

Doka5

Gjithashtu “Panorama Sport” zbulon se Doka do të marrë 7 mijë euro në muaj te skuadra kroate, HNK Gorica. Po dje për gazetën, mbrojtësi i djathtë ka sqaruar dhe çfarë ndodhi në Korçë.

“Ju betohem që nuk e kam sharë trajnerin Egbo. Edhe unë u habita me fjalët. Mund të kem qenë i nervozuar në përplasjen me ndonjë nga lojtarët kundërshtarë, por që të kem thënë ato fjalë në adresë të Egbosë, nuk bëhet fjalë. Për këtë të jenë të bindur të gjithë”, është shprehur mbrojtësi bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"