Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet tek danezët e Midtjyland
Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka kompletuar kalimin e tij te danezët e Midtjyland si huazim për një sezon nga Hapoel Ber Sheva.
25-vjeçari ka shënuar mbi 50 gola gjatë katër sezoneve të fundit në futbollin suedez dhe izraelit. Pas tre sezonesh në Allsvenskan, Astrit Selmani u transferua në klubin e madh izraelit Hapoel Beer Sheva këtë verë, por pa mundur të lerë shumë gjurmë.
Në Suedi sulmuesi kishte një mesatare të mirë shënimi me pothuajse një gol çdo ndeshje dhe një asistim në çdo paraqitje të katërt. Selmani do ta vazhdojë karrierën në Danimarkë, teksa do të tentojë të rikthehet protagonist si dikur.
Astrit Selmani skifter til klubben på en lejeaftale sæsonen ud fra Hapoel Beer Sheva 🤝
Aftalen indeholder en købsoption.
— FC Midtjylland (@fcmidtjylland) January 31, 2023
PANORAMASPORT.AL
