Hap i madh në karrierë/ Vetëm 18-vjeç, shqiptari Gruda debuton në Bundesligë kundër Dortmundit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 23:47

Hap i madh në karrierë/ Vetëm 18-vjeç, shqiptari Gruda debuton në Bundesligë kundër Dortmundit (VIDEO)

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij! Edhe pse vetëm 18-vjeç, djaloshi i talentuar i Mainz, ka debutuar në elitën e futbollit gjerman, në duelin e kampionatit kundër Dortmundit, ku verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 1-2.

GRUDA

Gruda është pjesë e akademisë së Mainzit, teksa ka fituar besimin e trajnerit, i cili e ka grumbulluar në ekipin e parë, teksa ditën e sotme e aktivizoi në minutën e 89-të në vend të Barkok, kur rezultati ishte 1-1. Golin e fitores Dortmundi e gjeti në minutën e 93-të me Rejnën.

Kujtojmë se Gruda është pjesë e Kombëtares U19 të Gjermanisë. Gjasat janë të mëdha që 18-vjeçari të ketë një karrierë të ndritur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"