Hap i madh në karrierë, talenti shkodran nënshkruan kontratë profesionale me klubin e Bundesligës gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2022 | 21:05

Hap i madh në karrierë, talenti shkodran nënshkruan kontratë profesionale me klubin e Bundesligës gjermane

Talenti shqiptar, Brajan Gruda, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij teksa ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e Maicit që militon në Bundesligën gjermane.

gruda

Lajmi për nënshkrimin e kontratës nga futbollisti që luan për të rinjtë e Gjermanisë u bë i ditur të premten nga faqja zyrtare e  klubit gjerman.

18-vjeçari Gruda aktualisht luan me Maincin U19  dhe ka shënuar nëntë gola dhe ka katër asistime në nëntë ndeshje në të gjitha garat. Gruda është nga Shkodra, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.

GRUDA5

Për sa i përket ekipeve kombëtare të moshave, Gruda aktualisht është pjesë e U-19 të Gjermanisë. Në të ardhme gjasat janë të mëdha që talenti shkodran të debutojë në Bundesligë edhe pse vetëm 18-vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"