Hansi Flik nuk kursehet, sulmon ashpër Kupën e Botës: Mos shkoni në Katar, nuk do të jetë për… fansat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 19:30

Hansi Flik nuk kursehet, sulmon ashpër Kupën e Botës: Mos shkoni në Katar, nuk do të jetë për… fansat

Trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flik, duket se nuk është kursyer për sa i përket Kupës së Botës të këtij viti që do të zhvillohet në Katar.

hansi flik

Ai thotë se shteti në Lindjen e Mesme nuk ka respektuar të drejtat njerëzore dhe se i ka bërë thirrje fansave të mos shkojnë atje.

“Kupa e Botës nuk duhej organizuar kurrë aty, ne duhet t’i themi ‘jo’. Në Katar, të drejtat njerëzore nuk janë respektuar, kështu që nuk do të jetë një Kupë Bote për fansat. Do të ketë shumë persona që duan të fluturojnë në Katar, por duhet të heqin dorë për shumë arsye”, u shpreh Flik në intervistën e tij për “Süddeutsche Zeitung”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"