Hansi Flik i trembet Frankfurtit: Bajern, nuk ka vend për eufori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 14:09

Hansi Flik i trembet Frankfurtit: Bajern, nuk ka vend për eufori

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ishte dje i pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme ndaj Frankfurtit. 55-vjeçari vlerësoi kundërshtarin dhe u shpreh se ndaj tyre gjithmonë ka qenë një përballje e vështirë.

flik

Si është gjendja e skuadrës pas fitores me Atletikon?

Me sa kam parë në stërvitjen e fundit, të gjithë janë në një formë të mirë. Sane do të jetë gjithashtu me ne nesër (sot). Jemi në një rrugë të mirë. Nuk e di nëse do të luajë nga minuta e parë, duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, por do të jetë një mundësi për mua.

Kush do të luajë në vend të Tolisos që nuk do të jetë për shkak kartonësh?

Kam disa mundësi zgjedhjeje. Koko nuk do të jetë për dy ndeshjet e radhës dhe kjo është një mungesë e rëndësishme, por jam i bindur që kushdo që do ta zëvendësojë, do të jetë në nivelin e duhur.

Jeni i kënaqur me formën e skuadrës?

Ndaj Bilefeldit bëmë një ndeshje të mirë. Shoh që skuadra ka rritje nga ndeshja në ndeshje. Kishim pak kohë për t’u përgatitur për startin e kampionatit. Pushimi dyjavor na bëri mirë, tani kemi më shumë energji në këmbët dhe mendjet tona.

Si e prisni Frankfurtin nga ana taktike?

Ata janë një skuadër shumë agresive. Mbrohen mirë dhe kundërsulmojnë rrezikshëm. Na duhet të shënojmë sa më parë për të mos ia komplikuar ndeshjen vetes. Nga goditjet e dënimit janë shumë të rrezikshëm dhe mund të na ndëshkojnë në çdo moment. Ne do të bëjmë lojën tonë duke ushtruar presion që në minutat e para.

Ai ishte ky viti më i bukur për ju nga ana sportive?

Ishte një vit i suksesshëm. Ajo që më ka befasuar më shumë ishte fakti që skuadra u rrit së bashku dhe fitoi e bashkuar. Ka qenë dhe është një nder të punoja me ta, çdo ditë ia kemi kaluar mirë, kemi punuar fort dhe kemi ndarë momente të paharrueshme. Nuk e di se çfarë duhet të kërkojë më shumë një trajner nga jeta.

Sa liri u jepni lojtarëve tuaj?

Kemi një plan loje. Pres që çdokush ta respektojë, por jam me fat pasi të gjithë kanë qenë të përgjegjshëm në punën e tyre.

Do të ketë rrotacion në ndeshjet e ardhshme?

Sigurisht që nuk mund të përjashtoj asnjë gjë. Jemi në një kohë kur dëmtimet apo infektimet janë bërë pjesë e jetës, por deri tani nuk e shoh të arsyeshme për ta bërë një gjë të tillë. Kanë kaluar vetëm 48 orë nga hera e fundit që kemi luajtur, ndaj ngarkesa ka qenë e vogël.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"