Handanoviç zbulon: Ja kush është idhulli im, loja që më pëlqen më shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 20:27

Handanoviç zbulon: Ja kush është idhulli im, loja që më pëlqen më shumë…

Handanoviç do të luajë sezonin e shtatë me zikaltërit. Ai ka mbërritur nga Udineze në 2012 për vetëm 15 milionë euro. Slloveni ka treguar disa të panjohura për veten në “Matchday Programme”. Tashmë 34 vjeçar, gardiani zikaltër zbulon edhe një pasion të panjohur më parë. “Më pëlqen shumë shahu. Kur kam kohë të lirë futem në internet dhe luaj me kundërshtarë të ndryshëm. Jam i apasionuar mbas kësaj loje dhe të gjithë në familjen time e luajnë”, u shpreh Handanoviç.

handanovic

Interi

“Kur arrita në Itali isha shumë i ri dhe fatmirësisht nuk isha shumë larg vendit tim, Sllovenisë. U përshtata shpejt. Interin e cilësoj si shtëpinë timë. Kur stërvitem nuk e ndjej peshën e lodhjes, pasi të gjithë janë shumë familjar këtu, si stafi, tifozët dhe shokët. Është krenari e madhe për mua. Kur dëgjoi himnin “Pazza Inter” jam gati të jap gjithçka.”

Idhulli

“Kur isha i ri më ka pëlqyer Shmajkëll, pasi ishte ndër më të mirët.”

Familja

“Nuk e harroj ndeshjen e parë që kam parë. Po shihnim një kushëririn tim dhe ishim mbledhur të gjithë bashkë. Vazhdojmë ta bëjmë këtë, luajmë volejboll ose basketboll, kjo na bën të relaksohemi. Kur jam i lirë luaj me fëmijët e mi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"